Lekaj në TEN-T shpalos projektet infrastrukturore dhe problemet në pikat kufitare me Serbinë

Aktuale

Lekaj në TEN-T shpalos projektet infrastrukturore dhe problemet në pikat kufitare me Serbinë

Më: 26 prill 2018 Në ora: 17:39
Lekaj në TEN-T

Në ditën e dytë të punimeve që po zhvillohen në kuadër të konferencës për TEN-T, që po mbahet në Lubjanë të Sllovenisë, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, është takuar me përfaqësuesit e Bankës Boterore z.Baher El-Hifnawi, Udhëheqës Ekonomik për Transport, Gaviria, Menaxher për Europë dhe Azinë Qëndrore dhe përfaqesuesin e Komisionit Evropian Alain Barron, me të cilët ka biseduar për projektet e infrastrukturës rrugore dhe mënyrat e financimit të tyre.

Veçanërisht gjatë bisedës me përfaqësuesit e BB-së dhe z.Barron, është biseduar për vazhdimin segmentit të rrugqs R7 në drejtim të Merdares për të cilin projekt Ministria e Infrastrukturës ka përfunduar studimin e fizibilitetit.

Nga përfaqësuesi i KE-së, Alian Barron, ministri Lekaj ka kërkuar përkrahje për tejkalimin e problemëve që po hasën në fushën e transportit rrugor dhe hekurudhor në raport me Beogradin.

Ministri Lekaj, po gjatë këtyre punimeve të konferencës për TEN-T, është takuar edhe me znj. Barret nga Banka Evropiane per Rindërtim dhe Zhvillim, me të cilën ka diskutuar për vazhdimin e projekteve infrastrukturore të financuara nga BERZH-i.

Ministri Lekaj është shprehur se Ministria që ai drejton do t’i kryej detyrat e veta me kohë dhe me përgjegjësinë me të lartë, në menyrë që qytetarët e vendit tonë t’i gëzojnë frytet e punës dhe investimeve në rrugë dhe hekurudha sa më shpejtë.

Sipas komunikatës së dërguar, Zonjës Barret i është bërë e ditur poashtu se Ministria e Infrastrukturës do të fillojë shumë shpejtë projektin Kijevë -Zahaq që është financim përmes kredisë së BERZH-it, Bankes Investive Evropiane dhe Buxhetit të Kosovës.

Ministri Lekaj duke e falenderuar znj.Barret për bashkëpunimin e institucionit që përfaqëson, e ka garantuar atë se nuk do të lejohet, që për shkak të neglizhencës njerëzore të ketë prolongime dhe pengesa në materializimin e kredive që janë nënshkruar dhe në zbatimin e projekteve infrastrukturore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat