Veseli ia njeh ‘kontributin’ Grabovcit – Thur lavde për ‘shefin e shefave’

Aktuale

Veseli ia njeh ‘kontributin’ Grabovcit – Thur lavde për ‘shefin e shefave’

Më: 26 prill 2018 Në ora: 22:17
ilustrim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka folur për ngritjen e aktakuzës në rastin e aferës ‘Pronto’ në krye me ‘shefin e shefave’, ish-deputetin e kësaj partie, Adem Grabovci.

I pari i Kuvendit tha se nuk do të ndërhyjë në procesin gjyqësor në aferën ‘Pronto’ dhe se ky është qëndrim  i PDK’së.

“Nuk është mirë disa të tregohen më katolikë se Papa”, deklaroi Veseli duke ju drejtuar subjekteve të tjera politike, e qe sipas tij, në këtë aspekt nuk qëndrojnë më mirë.

Por, kur pyetet për Adem Grabovcin, Veseli thur lavde të shumta.

“Ai është njeri kontribuues. Njëri që ka sakrifikuar në luftën e fundit në UÇK’së. Njëri i devotshëm i PDK’së. Njeri si iniciues i pajtimit të gjaqeve. Ai nuk është futur as në listën e PDK’së për deputet, derisa të qartësohet gjithçka. Është shumë dinjitoz”, ka thënë Veseli për Grabovcin.

Por, pikërisht ndaj këtij të fundit Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për punësime të jashtëligjshme.

Një gjë të tillë nuk e mohoi as Veseli, por tha se as partitë tjera nuk qëndrojnë më mirë në këtë aspekt.

Përveç Grabovcit, aktakuzë është ngritur edhe për zyrtarë të tjerë të lartë të PDK’së.

Aktakuzë ka edhe për ministrin aktual Besim Beqaj, deputeti aktual Zenun Pajaziti, dy ish Sekretar të përgjithshëm lhami Gashi dhe Xhavit Dakaj, ish zëvendësministër Fatmir Shurdhaj, këshilltari politik në MPB S.G., ish drejtori i Bordit të ndërmarrjes publike “Radoniqi-Dukagjini” në Gjakovë I.N., ish drejtori i Bordit të ndërmarrjes publike Hidro-Drini” në Pejë R.A., ish kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit Njazi Kryeziu dhe ish shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë Arbenita Pajaziti.

Të akuzuarit akuzohen për kryerjen e veprës penale shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje, prej të cilave disa prej veprave kanë mbetur në tentativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat