Hulumtuesi i lartë në KDI, Artan Murati, ka komentuar në lidhje me mundësinë e zgjedhjes së parakohshme, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se duket se zgjedhjet nuk do të mund të ndodhin shpejt, derisa ka dhënë disa arsye për këtë, duke filluar nga anëtarët e KQZ-së janë pa mandat.
Postimi i tij i plotë:
Zgjedhjet, ndonese po permenden, nuk duket se mund te ndodhin shpejt.
E para, anetaret e KQZ-se oaktualisht jane pa mandat.
E dyta, opozita nuk ka numra per ta rrezuar Qeverine.
E treta, PDK qe zakonisht e rrezon veten nga qeveria, nuk eshte e gatshme per zgjedhje, sidomos jo pas rezultateve te fundit ne zgjedhje lokale.
E katerta, me gjase as VV nuk eshte e gatshme per zgjedhje, pas zhvillimeve te fundit te brendshme.
E pesta, LDK duket me e konsoliduar, por ka sfida. Problem te gjindet kandidati per kryeminister. Per me teper, LDK nuk ka paguar as denimet e shqiptuara nga PZAP nga zgjedhjet paraprake.
Keshtuqe, per momentin po duket ide me e mire gjetja e konsensusit politik per temat e medha. Te ecim perpara njehere, e 6 milionet per organizim te zgjedhjeve mund ti shpenzojme ne nje periudhe me te vone.