KFOR mban ushtrimin Shpata e Argjendtë

Aktuale

KFOR mban ushtrimin Shpata e Argjendtë

Më: 27 prill 2018 Në ora: 06:58
Foto arkiv

Misioni i Aleancës Veriatlantike në Kosovë (KFOR) ka njoftuar se Shpata e Argjendtë 2018 është në vazhdim e sipër në kampin Film City, kampin Pomozatin dhe Aeroportin Ushtarak të Sllatinës. 

Ushtrimi bashkon, në një mënyrë të koordinuar dhe sinergjike, akterë të ndryshëm: Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Këshillin i Sigurisë së Kosovës (KSK), Policinë e Kosovës (PK), Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).

Ushtrimi i fundit i Shpatës së Argjendtë do të zhvillohet në praninë e Vizitorëve të shquar dhe kryetarëve të të gjitha institucioneve mbahet sot në kampin Pomozatin dhe në Aeroportin Ushtarak në Sllatinë.

Në kampin Pomozatin për gjysmën e parë të ushtrimit si operacionet e kërkim-shpëtimit, evakuimin mjekësor, materialet e rrezikshme, ku marin pjesë FSK dhe organizatat e sigurisë së Kosovës dhe më pas të lëvizin me transportin e KFOR-it në Aeroportin Ushtarak të Sllatinës deri në fund të ushtrimit.

Në aeroportin ushtarak të Sllatinës për gjysmën e dytë me Trajnimin për kontrollimin e turmave dhe trazirave dhe zjarrfikësve (KFOR, EULEX, PK, FSK, AME). 

Shpata e Argjendtë 2018 synon trajnimin e Komandantëve dhe stafit të KFOR-it, EULEX-it dhe Organizatave të Sigurisë së Kosovës në trajtimin e operacioneve në raste të fatkeqësive emergjente dhe skenare të trazirave civile, duke filluar nga niveli komunal deri te ai i  Qeverisë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat