“Skandaloze, mbrëmë foli Kadri Veseli”

Aktuale

“Skandaloze, mbrëmë foli Kadri Veseli”

Nga: P.R Më: 27 prill 2018 Në ora: 09:29
Kadri Veseli

Profesor, doktor, Binak Maxharraj, përmes një postimi në "Facebook", ka komentuar debatin- intervistën e Kadri Veselit, dhënë mbrëmë për Rubikon.

Sipas tij, Veseli nuk ka lidhje me politikë.

“Ishte shumë e sikletshme ta dëgjosh këtë njeri duke folur me gjuhë shqipe të bastarduar, ishte i çakorduar në mendimet e tij, që nuk merrej vesh së çka është duke thënë. I mungonte renditja e fjalive dhe fjalëve, ishte shumë konfuz në mendime, kurthohej në të folur. E kam përshtypjen së as ai vetë nuk dinte së çka dëshiron të thotë, nuk u përgjigjej pyetjeve të moderatorit”, ka shkruar Maxharraj, përcjellë “Bota sot”.

Image
Binak Maxharraj

“U mundua ta zhvleftësojë Klanin Pronto, sikur nuk ka ndodhur asgjë, duke thënë se edhe partitë tjera mund t'i kenë pasur Prontot e veta. Ky njeri nuk lidhje me politikë. Thoshte së territori i Kosovës është i panegociushëm, por nuk tha se, megjithatë, territori me animim e tij u çeku kur votoi për humbjen e Çakorit. Thjesht, foli më shumë se një orë dhe nuk e morëm vesh së çfarë tha, aq kishte konflikte me mendimet e tij”, përfundon Maxharraj në shkrimin e tij në faqen "Facebook".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat