Vuçiq: Brukseli nuk e përmend njohjen e Kosovës, e as karrigen në OKB

Aktuale

Vuçiq: Brukseli nuk e përmend njohjen e Kosovës, e as karrigen në OKB

Më: 28 prill 2018 Në ora: 13:24
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po thotë se kompromisi me Kosovën në këto momente vetëm po shkon duke u bërë më i vështirë.

Ai ka kritikuar zv/kryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj dhe këshilltarin e presidentit, Blerim Shala që thanë se Asociaiconi do të formohet në kohën kur do të arrihet marrëveshja finale me Serbinë.

Vuçiq tha se presioni ndaj Serbisë vetëm do të rritet.

“Ata besojnë se Kosova është vend i pavarur, pastaj ne duhet të shohim çfarë do të bëjmë”, tha Vuçiq.

Presidenti serb komentoi edhe deklaratat për mundësinë e njohje së Kosovës, apo anëtarësimin në OKB.

Ai theksoi se Brukseli deri më tani nuk ka thënë se Serbia duhet ta njehë Kosovën, apo diçka në lidhje me karrigen në OKB.

“Ata as nuk e përmendin OKB-në edhe pse drafti i parë i marrëveshjes duhet të ketë kosto, por unë nuk dua të bie në presionet e mëvonshme. Por duket se ata po ëndërrojnë ndonjë marrëveshje, por unë paraprikisht ju them se ato nuk do t’i përmbushin”, tha presidenti serb.

Këto deklarata erdhën pas takimit në Bërdo Brione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat