Thaçi për dy policët e humbur: Momente të vështira të pritjes, shpresës dhe dhimbjes

Aktuale

Thaçi për dy policët e humbur: Momente të vështira të pritjes, shpresës dhe dhimbjes

Nga: A.M. Më: 29 prill 2018 Në ora: 10:41
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pasi dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë rënë në lumin Lepenc që gjendet në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.

Thaçi ka shkruar në Facebook se në këto momente të vështira të pritjes, dhembjes dhe shpresës jemi bashkë me anëtarët e familjeve të dy policëve.

Postimi i plotë:

Në këto momente të vështira të pritjes, dhembjes dhe shpresës jemi bashkë me anëtarët e familjeve të dy policëve, që u aksidentuan në rrugë buzë lumit Lepenc.

Përgëzoj njësitet e FSK-së, të Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe qytetarë të shumtë, të cilët janë duke kërkuar policët që nga orët e para të aksidentit. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat