Zv/ministri i Brendshëm në Maqedoni: Do të krijojmë ekip të përbashkët me Kosovën për gjetjen e policëve

Aktuale

Zv/ministri i Brendshëm në Maqedoni: Do të krijojmë ekip të përbashkët me Kosovën për gjetjen e policëve

Më: 29 prill 2018 Në ora: 14:27
Vendi te lumi Lepenc

Zëvendësministri i Brendshëm i Maqedonisë, Agim Nuhiu, ka bërë të ditur se shumë shpejtë pritet krijimi i një ekipi të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, për gjetjen e policëve të zhdukur në lumin Lepenc.

Ai ka thënë se që nga mbrëmë autoritetet maqedonase janë në kontakt me ato te Kosoves për gjetjen e dy policëve të zhdukur.

Mirëpo sipas tij, nuk mund të thuhet ende nëse ata janë në territorin e Maqedonisë për shkak të terrenit të vështirë.

‘Edhe forcat tona të policisë maqedonase janë të angazhuara, janë në kontakt të drejtëpërdrejtë edhe me Policinë e Kosovës, janë patrullat e përbashkëta prej mbrëmë që patrullojnë. Tash presim që të krijojmë edhe një grup të përbashkët të njësive speciale me kosovarët edhe të shohim, është terreni shumë i vështirë dhe nuk mundemi të themi me saktësi se ndodhen në territorin tonë shkak të terrenit të vështirë”, bëri të ditur Nuhiu.

Nuhiu shtoi se janë në komunikim të drejtpërdrejt me Njësinë Speciale të Kosovës, ku do të shkëmbejnë përvojat për njohjen e terrenit.

“Tani, jemi në komunikim të drejtëpërdrejtë më njësinë speciale të Kosovës, dhe përmes krijimit të ekipit të përbashkët mund të shkëmbejmë edhe përvojat edhe njohjen e konfiguracionit të terrenit”, ka përfunduar Nuhiu.

Dy policët janë zhdukur mbrëmë pas një aksidenti rreth orës 20:45

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat