Edhe KFOR-i angazhohet për gjetjen e policëve të zhdukur

Aktuale

Edhe KFOR-i angazhohet për gjetjen e policëve të zhdukur

Më: 29 prill 2018 Në ora: 14:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, mbrëmë para orës 21:00, kanë rënë në lumin Lepenc.

Që prej momentit kur autoritetet kanë marrë lajmin për aksidentin e tyre, të gjitha njësitë përgjegjëse janë duke kërkuar trupat e të dy policëve.

Media merr vesh se përpos Forcës së Sigurisë së Kosovës, njësitit të Policisë dhe të zjarrfikësve, edhe KFOR-i është bashkuar për kërkimin e dy policëve.

Me helikopter e me dronë, janë duke vazhduar kërkimet për dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka deklaruar se do të vazhdojnë kërkimet edhe në Maqedoni për gjetjen e policëve, pasi që siç është shprehur ai, për shkak të lumit të vërshueshëm ka gjasa që trupat e dy policëve uji t’i ketë bartur në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat