“Padia për gjenocid serb duhet të vendoset në dialogun në Bruksel”

Aktuale

“Padia për gjenocid serb duhet të vendoset në dialogun në Bruksel”

H.Orana Nga H.Orana Më 29 prill 2018 Në ora: 20:53
Pamje nga gjenocidi serb në Kosovë

Ende nuk është ngritur padi ndaj Serbisë për krimet e bëra gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ishte përmendur disa herë nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi se një padi ndaj Serbisë do të ngritët mirëpo, ende nuk është marrë një vendim i tillë nga institucionet e Kosovës.

Image
Gjergj Dedaj

Lidhur me padinë që duhet bërë ndaj Serbisë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj thotë se ndonëse deri më tani nuk janë dënuar krimet e Serbisë ndaj popullatës së Kosovës, padia ndaj tyre duhet të vendoset në agjendën e dialogut në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Krimet të cilat i ka bërë ushtria, policia dhe forcat paramilitare të ish diktatorit serb Millosheviq herët apo vonë duhet të marrin përgjigjen para drejtësisë. Terrori dhe gjenocidi serb ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë viteve 1998/1999 nuk kanë marrur ndëshkimin as nga drejtësia ndërkombëtare dhe as nga gjykatat vendore. Në fakt në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë i cili po mbahet në Bruksel duhet të vihet në agjendë edhe padia ndaj përgjegjësve të krimeve në Kosovë duke përfshirë edhe dëmshpërblimet për familjarët e civilëve të vrarë por edhe dëmet e shkatërrimeve ekonomike të bëra gjatë luftës”, thotë Dedaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat