Kosova e Kroacia për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Aktuale

Kosova e Kroacia për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Më: 30 prill 2018 Në ora: 14:26
Ministri i Brendshme, Bejtush Gashi dhe ambasadorja e Kroacisë, Maria Kapetanoviq

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim njoftues ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapetanoviq.

Me këtë rast, ambasadorja kroate i uroi ministrit Gashipranimin e detyrës së re si ministër i Punëve të Brendshme.

Gashi e njoftoi diplomaten kroate për prioritet e MPB-së në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me Republikën e Kroacisë.

Ministri i brendshëm vuri në dukje se Kosova dhe Kroacia përtej marrëdhënieve bilaterale që kanë në bashkëpunimin e shkëlqyer, mes dy shteteve ekzistojnë edhe raporte shumë të mira miqësore.

Me këtë rast, të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi në mes të dyja vendeve në fushën e sigurisë të forcohet, me qëllim të ofrimit të sigurisë për qytetarët e vendit dhe rajonit.

Ndërsa ambasadorja kroate theksoi se shteti i Kroacisë do të vazhdojë përkrahjen e mëtejme për institucionet e Kosovës, veçanërisht për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat