“Duhet të kemi një President të zgjedhur nga populli, jo një President ‘kukull’”

Aktuale

“Duhet të kemi një President të zgjedhur nga populli, jo një President ‘kukull’”

Më: 30 prill 2018 Në ora: 16:44
Hashim Thaçi

Eksperti i Politikës së Jashtme, David Phillips ka paralajmëruar shtetet e Ballkanit për një rrezik ndaj ndikimit turk dhe atij rus. Ai veçanërisht këtë paralajmërim të tij ia drejton Kosovës dhe Shqipërisë, që të kenë kujdes nga këto ndikime nga jashtë.

Kryetari i Ballit Kombëtar, Gazmend Islami ka përmendur edhe mënyrën se si të parandalojmë këto ndikime.

Image
Gazmend Islami

Sipas tij, për të parandaluar këto rreziqe duhet të kemi një President të zgjedhur nga populli dhe qeveria të shkëputet nga zinxhiri i krimit dhe korrupsionit.

“Për të parandaluar këto, së pari duhet të kemi një President të zgjedhur nga populli dhe jo një President ‘kukull’ siç është Presidenti Thaçi dhe duhet të kemi një qeveri të ndërtuar, një konsensusi gjerë përmes partive politike në Kosovë deri në zgjedhjet e ardhshme dhe të shkëputet zinxhiri i korrupsionit, i krimit të organizuar dhe të shkëputet politika 17 vjeqare e Hashim Thaçit e cila e ka sjellë Kosovën këtu ku jemi sot. Kosova duhet të orientohet pro Perëndimit, pro amerikanëve dhe duhet të orientohet kah Shqipëria, sepse përmes Shqipërisë i kemi dyertë e hapura drejtë NATO-së, drejtë integrimeve euroatlantike”, thekson Islami për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat