Sindikata e Policisë e përkrah protestën e nesërme

Aktuale

Sindikata e Policisë e përkrah protestën e nesërme

Më: 30 prill 2018 Në ora: 20:00
Policia

Policia e Kosovës do t’i bashkohet protestës së nesërme të paralajmëuar nga Bashkimi i Sindikateve të Pavarura të Kosovës.

Protesta organizohet në Ditën Ndërkombëtare të Punës, 1 Majin. Kësaj proteste do t’i bashkohet edhe Sindikata e Policisë.

Nënkryetari i kësaj Sindikate Shaban Tasholli ka thënë se në protestë do të marrin pjesë vetëm kryesia e Sindikatës e jo edhe policë me uniforma.

Ai tha se kërkesat e tyre janë që të zbatohet ligji për Policinë, të bëhen sigurime shëndetësore dhe kërkesat tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat