Thaçi uron 1 Majin: Ndaj shqetësimin me të gjithë punëtorët

Aktuale

Thaçi uron 1 Majin: Ndaj shqetësimin me të gjithë punëtorët

Nga: Bota sot Më: 1 maj 2018 Në ora: 11:36
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se sot punëtorët vlerësohen më shumë se në të kaluarën, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se në Kosovë gjithmonë 1 maji është festuar dhe duke ua uruar festën, presidenti ka thënë se ndanë shqetësimin me të gjithë punëtorët si të sektorit publik, ashtu edhe të atij privat.

Postimi i tij i plotë:

Çdo punëtor në Kosovë, sot vlerësohet më shumë se në të kaluarën. I kemi rritur disa herë pagat dhe tash ato janë pothuajse në nivel të barabartë me vendet e rajonit. Kemi hartuar ligje moderne që mbrojnë të drejtat e punëtorëve, por kërkohet një zbatim dhe monitorim më i mirë i tyre. Varësisht prej vendeve dhe kulturave të tyre, ka pikëpamje të ndryshme për 1 Majin, por kjo ditë gjithmonë është festuar te ne. Duke ua uruar të gjithëve festën, unë ndaj shqetësimin me të gjithë punëtorët, si të sektorit publik, ashtu edhe të atij privat, si dhe u bashkohem kërkesave të tyre për kushte më të mira të punës dhe të drejta më shumë për punëtorët. Si shtet i ri duhet të kemi një përkujdesje më dinjitoze për të gjitha kategoritë shoqërore, ku shtylla më e fortë e ekonomisë dhe Republikës sonë padyshim se janë të gjithë punëtorët. HTH./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat