Zhdukja e policëve, Haradinaj ende nuk i ka bërë Maqedonisë kërkesë zyrtare

Aktuale

Zhdukja e policëve, Haradinaj ende nuk i ka bërë Maqedonisë kërkesë zyrtare

Më: 1 maj 2018 Në ora: 12:53
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se në momentin kur të kryhen kërkimet për policët e zhdukur në Kosovë, atëherë do t’i bëjë kërkesë zyrtare Maqedonisë në mënyrë që kërkimet të nisin edhe në territorin e vendit fqinj.

Ai këto komente i bëri pas takimit me kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, të cilët fillimisht në takim shkëmbyen dekorata për njëri-tjetrin.

Duke folur rreth dy policëve të humbur të Kosovës, që nga e shtuna, kërkimet pas të cilëve janë ende duke vazhduar, kreu i Qeverisë e pranoi se ende nuk i ka bërë kërkesë zyrtare Maqedonisë për kërkimin e tyre edhe në territorin e vendit fqinj.  

Haradinaj: Ende nuk i kam bërë Maqedonisë kërkesë zyrtare

“Sa i përket policëve të humbur nuk ka asgjë të re ende. Kemi shtuar numrin e personelit aktiv. Rrethanat janë të pafavorshme dhe gjetja e trupave mund të jetë jo lehtë e identifikuar, do të jetë jo e largët për gjetjen e trupave. Në momentin që të përfundojnë kërkimet brenda Kosovës. Unë ende nuk i kam bërë Maqedonisë një kërkesë zyrtare, por më shumë i kam bërë një kërkesë miqësore, por në momentin kur të mbyllet kërkimi në pjesën e Kosovës do të kërkojmë zyrtarisht për kërkimet edhe në pjesën e Maqedonisë. Do t’i qëndrojmë familjeve të dy policëve në këtë rast dhe si qeveri, si shtet nuk do të turpërohemi para policëve që janë në detyrë”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka folur edhe rreth sigurimeve për Policinë e Kosovës, duke thënë se kjo gjendje nuk do të vazhdojë në pafundësi dhe do të bëhet, ndërkohë që edhe Sindikata e policisë ka një propozim për zgjidhjen e këtij problemi.

Dy arsyet që nuk po mund të gjenden ende policët sipas Haradinajt

Në ditën e tretë kur dy policë të Kosovës vazhdojnë të mbesin të zhdukur pas aksidentit që kanë pësuar në rrugën Hani i Elezit – Kaçanik, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka treguar se kanë shtuar numrin e personalet që janë duke i kërkuar policët e zhdukur.

Haradinaj ka theksuar edhe njëherë vështirësitë që po përballën për t’i gjetur dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Ka thënë se kushtet janë të pafavorshme për gjetjen e policëve për shkak të lartësisë së madhe si për shkak të lumit të rrëmbyeshëm.

“Nuk ka diçka të re ende, kërkimet janë intensifikuar, atje kam qenë vetë dhe kemi shtuar numrin e personalit aktiv, mirëpo rrethanat janë tejet të pafavorshme për shkak se lartësia nga kanë rënë policët është shumë e madhe dhe vetvetiu gjendja e trupave nuk mund të jetë e lehtë identifikuar por edhe lumi i rrëmbushëm”, ka deklaruar kryeministri.

Ai më tej ka thënë se ende nuk ka bërë një kërkesë zyrtare për kërkimin e policëve nga territori i Maqedonisë, ka thënë se një kërkesë të tillë do ta bëjë pasi të përmbyllën kërkimet në territorin e Kosovës.

“Por në momentin që ta përmbyllëm në territorin e Kosovë,s unë ende nuk i kam bërë kërkesë zyrtare Maqedonisë, për kërkime atje por ma shumë kam bërë kërkesë miqësore që të interesohen, kur të mbyllen kërkimet në Kosovë do ta bëjë një kërkesë zyrtare edhe nga ana e Maqedonisë”. “Do të ju qëndrojmë afër familjes së policëve si Qeveri dhe si shtet nuk do të turpërohemi nga policët të cilët më të vërtetë po kryejnë punë të madhe në vendin tonë”, ka deklaruar adinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat