Tri ditë kërkime, asnjë gjurmë nga policët e zhdukur në Lepenc

Aktuale

Tri ditë kërkime, asnjë gjurmë nga policët e zhdukur në Lepenc

Më: 2 maj 2018 Në ora: 08:10
Kërkimet për dy policët e zhdukur

Dje ishte dita e tretë e kërkimeve për gjetjen e dy policëve të zhdukur në lumin Lepenc.

Sa i përket zhvillimeve së ditës së djeshme vlen të theksohet se kanë qenë mbi 170 pjesëtarë të policisë e të FSK-së, që kanë marrë pjesë në aksionin e kërkimit.

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma dje tha se kërkimet do të vazhdojnë deri sa të ketë rezultate.

Kurse familjarët e dy policëve kanë filluar të shprehin dyshime në lidhje me rastin.

Ata po thonë se dy policët ka gjasë të mos kenë qenë në veturën e policisë e cila kishte rënë në lumin Lepenc.

Ndërkohë, kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vazhdim, ka gjasë të bëjë kërkesë zyrtare te Maqedonia që trupat e FSK-së të dalin edhe përtej kufirit.

Por, zhytësi i njohur Ismajl Kasumi dje tha se trupat e policëve ka gjasa të mos jenë fare në lumin Sitnica. Aksidenti ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:45, ndërkaq kërkimet pritet të vazhdojnë edhe sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat