Thaçi: Nuk do të ndalim asnjëherë zërin për zbardhjen e krimeve të bëra nga forcat serbe

Aktuale

Thaçi: Nuk do të ndalim asnjëherë zërin për zbardhjen e krimeve të bëra nga forcat serbe

Më: 2 maj 2018 Në ora: 11:10
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar sot, 166 civilët e pafajshëm të vrarë nga forcat serbe para 19 vjetësh në Studime të Vushtrrisë.

Në një koment në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se institucionet e Kosovës nuk do të ndalin asnjëherë zërin deri sa të zbardhen krimet e bëra nga forcat serbe gjatë luftës.

Ky është komenti i tij i plotë:

Sot i kujtojmë 116 civilë të pafajshëm të vrarë nga forcat serbe para 19 vjetësh në Studime të Vushtrrisë. Si institucione të Republikës së Kosovës, nuk do të ndalim asnjëherë zërin për zbardhjen e krimeve të bëra nga forcat ushtarake dhe policore serbe. Nuk do të ndalemi deri sa të zbardhet fati i personave të pagjetur. Nuk do të ndalemi deri sa të dalin para drejtësisë autorët e krimeve. Lavdi të gjithë atyre që u sakrifikuan për liri! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat