Haradinaj flet për lirin e mediave

Aktuale

Haradinaj flet për lirin e mediave

Më: 3 maj 2018 Në ora: 09:59
Ramush Haradinaj

Në ditë e lirisë së mediave, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova, sipas raporteve ndërkombëtare ka bërë një përparim të ndjeshëm sa i përket lirisë.

Po ashtu, ai ka thënë se” ne nuk do të ndalemi derisa të krijojmë një ambient plotësisht të lirë e të sigurt për gazetarët”.

Postimi i plotë:

Kosova, sipas raporteve ndërkombëtare ka bërë një përparim të ndjeshëm sa i përket lirisë së medias, por ne nuk do të ndalemi derisa të krijojmë një ambient plotësisht të lirë e të sigurt për gazetarët.

Liria nuk mund të jetë e pjesshme, prandaj i ftoj gazetarët kosovarë që të punojmë në partneritet të ngushtë, që ta ndryshojmë këtë gjendje.

Liria e shprehjes dhe e shtypit janë levat e demokracisë, kësisoji të panegociueshme dhe duhet të shkojnë bashkë të integruara me përgjegjësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat