Haradinaj ka një apel: Mos jepni këshilla nga kafiqat

Aktuale

Haradinaj ka një apel: Mos jepni këshilla nga kafiqat

Më: 3 maj 2018 Në ora: 11:10
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka ngritur problemin e moskoordinimit në kërkimin e dy policëve që janë humbur pas aksidentit të së shtunës mbrëma.

Selimi: Ka mungesë të koordinimit në kërkimin e dy policëve të humbur

 “Kërkojmë nga organet e sigurisë dhe drejtësisë që ta kryejnë detyrën dhe punë e tyre me profesionalizëm dhe përgjegjësi. Mos të fshehin asgjë dhe mos të lënë asgjë pa u zbuluar lidhur me rrethanat e aksidentit dhe zhdukjes së dy policëve të Kosovës. Por, derisa sot edhe dita e gjashtë që trupat ende nuk janë gjetur me gjithë kërkimet e pareshtura, në ndërkohë po mungon një gatishmëri mes faktorëve që kanë gatishmëri të ndihmojnë me punë profesionale në kërkimin e trupave. Për të pasur një sukses me të madh dhe efikasitet në operim nuk ka munguar gatishmëria as e rreth 50 zhytësve shumë vullnetarëve tjerë por ka munguar një koordinim mes faktorëve nga ana e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave. Me shkas nga kjo ngjarje kërkojmë që të hartohet një plan që të themelohet një trup koordinues i emergjencave i cili mekanizëm do të hartonte planin e koordinimit mes institucioneve të sigurisë, alpinistë ve, bjeshkatarëve e vullnetarëve tjerë në mënyrë që të jenë të koordinuar në situata të tilla”, tha Selimi.

Selimi ka kërkuar edhe sigurimet shëndetësore për Policinë, pjesëtarët e Agjencisë së Emergjencave.

Selimi: Shteti t’ua bëjë sigurimet shëndetësore policëve

“Shteti i Kosovës duhet të bëjë menjëherë sigurimin jetësor për policët e Kosovës dhe për gjithë zyrtarët e institucioneve të sigurisë dhe të emergjencave të cilët e vënë jetën në rrezik në mbrojtje të ligjit, të shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës. Është e papranueshme që policët ende nuk kanë sigurime jetësore e po ashtu është e pandershme që neve të na kujtohet kjo vetëm kur policët vdesin në krye të detyrës”, theksoi ai.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, iu ka përgjigjur deputetit Selimi, duke i thënë se në kërkimin e dy policëve ka koordinim, por nuk është në rregull që disa njerëz nga kafet e Prishtinës t’iu japin sugjerime atyre që janë në ujë atje duke kërkuar. Derisa e ka cilësuar si problem dhe shqetësuese mungesën e sigurimeve shëndetësore për policët.

Haradinaj: Ka koordinim për kërkimin e dy policëve

 “E vërteta është se ka koordinim atje, edhe ka vullnet ta pranojmë çfarëdo përkrahje qoftë zhytësve qoftë tjerëve. Ekziston një praktikë disa duke qëndruar në Prishtinë në kafiqa po iu jepin këshilla atyre atje qysh me ba punën, nuk është në rregull kështu sepse ata që janë atje e dinë, janë në ujë, në kushte të vështira dhe është mirë kushdo që ka mundës të shkoj t’i përkrah po, por t’iu jepet këshilla prej Prishtinës, problem të shkojnë ta shohin gjendjen atje. Por bënë problem që policët e Kosovës nuk kanë sigurime shëndetësore, ajo është temë shqetësuese duhet ta trajtoj kjo Qeveri”, tha Haradinaj.

Seanca është duke vazhduar me pyetje parlamentare.

Haradinaj: Dikush po jep këshilla nga kafiqat e Prishtinës si të kërkohen policët e zhdukur

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në seancën e sotme për disa nga zhvillimet e fundit në vend.

Haradinaj ka folur për Listën Serbe, zhdukjen e dy policëve në Kaçanik, Trepçën, Postën etj.

Ky është fjalimi i Haradinajt:

Dëgjova qëndrimet e deputetëve veç e veç, është shqetësim i të gjithë neve zhdukja e dy policëve në Kaçanik, më së vështiri e kanë familja dhe të afërmit

Ka koordinim atje, ka vullnet me pranu çfarëdo përkrahje, por ekziston një praktikë që disa duke nejt në kafiqa po japin këshilla nga këtu si të punohet

Është mirë që të gjithë kush ka mundësi dhe kohë të shkoj, por jo të jap këshilla nga Prishtina.

Është me rëndësi që policët e Kosovës nuk kanë sigurim shëndetësor, dhe Qeveria e Kosovës duhet ta trajtoj këtë çështje.

I bashkohem falënderimit për të gjithë që po marrin pjesë në aksion.

Po kaloj te Posta, praktikat dikur kanë ekzistua sikur Trepçës që ti jepen infuzione nga buxheti i shtetit. Më mirë është të aftësohen kompanitë të përballen vet me problemet që kanë, por nëse shkojmë që ti japim infuzion, ia zgjasim jetën, por epilogu në fund nuk do të jetë i mirë.

Sa i përket studentëve të Malit të Zi, të cilët kanë bërë shkresa në institucione, u është dhënë një kuote, për shkak të specifikave të caktuara, ne do t’i shqyrtonim ato nëse do të na vinin neve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat