Abazi: Termocentrali Kosova e Re, projekt kundër shtetit dhe interesit të qytetarëve

Aktuale

Abazi: Termocentrali Kosova e Re, projekt kundër shtetit dhe interesit të qytetarëve

Nga: G.B Më: 3 maj 2018 Në ora: 13:14
Haki Abazi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, ka thënë se Termocentrali Kosova e Re, është projekt kundër shtetit dhe interesit të qytetarëve, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka dhënë fakte se pse është i tillë, derisa pyet se a ka lidhje ky termocentral me kontratën me Gjytaën Speciale.

Postimi i tij i plotë:

Termocentrali Kosova e Re- Projekti kunder shtetit dhe interesit te qytetareve

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ( i akuzuar per veper penale - konflikt interesi) ka shkruar nje seri artikujsh duke tentuar qe te bind opinionin per te mirat qe sjell termocentrali i qymyrit. Troq thene qymyri ne Kosove eshte vision i Sheshelit qe nga vitet e shtatedhjta. 
"Me nxi Kosoven, me ju prish token e bukes, me i helmu me tym e helm dhe me ju marre ujin e pijes kjo rezulton ne njerez te semure dhe pa toke qe ose vdesin ose ikin prej aty."

1. 20 vite pas luftes po flasim per vizion energjetik te bazuar ne mbi 98% ne qymyr. Cili vend tjeter Evropian e ka kete statistike?
2. Ne 2018 kur kostoja e teknologjise se eres dhe paneleve solare ka rene mbi 60% qe nga viti 2011 ne po flasim per qymyrin.3. E gjithe bota e ka larguar qymyrin nga tregu dhe nuk ka investitore serioz qe fute fondet e veta ne qymyr per shkak te jostabilitetit ne berzat boterore per qymyrin. 
4. Kontratat e nenshkruara jane vrima te zeza per buxhetin e Kosoves dhe qe ne hap te pare qeveria e Kosoves do te paguaje 19 Million Euro si pagese ne rast te mospermbushjes se kontrates. 
5. Qeveria Kosoves ka marre obligim te siguroje qymyrin e "kualitetit te caktuar" dhe ujit te kualitetit te caktuar"- keto jane kosto buxhetore qe duhet te mbulojne edhe kompensimin e qytetareve dhe tokave e pasurive te tyre gjate zhvendosjes.
6. Kostoja e energjise nga temrocentrali i Kosova e re do te jete se paku 50% me e larte se energjia elektrike ne tregun evropian sepse perfshin edhe koston e ndertimit dhe operimit me kapacitetet maximale te termocentralit dhe profitin dhe kostot qe nuk shihen qe paguhen direkt nga buxheti i vendit.
7. Kosova me kete plan energjetik nuk do te permbushe as per se afermi kerkesat nga Energy Community Treaty dhe rrezikon perjashtimim qe rrjedhimisht pengon edhe procesine integrimit. 
8. Rentabiliteti i cfaredo nisme biznisore ne sektorin e energjise se rinovueshme do te jete shume i veshtire dhe falimentimi tyre do te jete i paevitueshem. 
9. Programet per eficience nuk do te implementohen meqe eshte ne leverdi te shpenzohet sa me shume energji per te rritur rentabilitetin e kompanive te privatizuara perfshire edhe KEDS. 
10. Bujqesia dhe bujqerit do te rrezikohen nga marrja e ujit dhe perdorimi per nevoja te termocentralit. 
12. Qeveria dhe Banka Boterore kurre nuk kane kryer vlersimin per ndikimn social dhe mejdisor qe eshte obligativ para nenshkrimit te kontratave te ketilla. 
13. Cilesia e ajrit do te vazhdoje te jete ulet dhe rrjedhimisht shendeti publik do te vahzdoje te demtohet. 
14. Kosova B do te falimentohet mqe nuk ka nevoje Kosova per dy burime energjetike- Base Load dhe ne baze te kotnrates i jepet prioritet kompanise private te shes gjithe enrgjine e prodhuar me prioritet dhe obligon blerjen nga qeveria ne tregun e mbrendshem. 
15. Kosova nuk ka arritur ose nuk po do me funksionalizu linjen e transimsionit me shqiperine qe ka mbi 90% energjsie nga hidro dhe me potencial te pafudn per ere dhe energji diellore.

Duke i ditur te gjitha keto fakte dhe shume te tjera, shtrohet pyetja a ka lidhje Termocentrali Kosova e Re dhe kontrata absurde me Gjykaten Speciale?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat