OKB-ja lavdëron Kosovën për ratifikimin e Demarkacionit, por jep vërejtje për dialogun me Serbinë

Aktuale

OKB-ja lavdëron Kosovën për ratifikimin e Demarkacionit, por jep vërejtje për dialogun me Serbinë

Më: 3 maj 2018 Në ora: 15:06
OKB

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka ngritur shqetësimet e tij mbi tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht situatën e krijuar pas arrestimit të drejtorit të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

“Jam i shqetësuar prej shenjave të keqësimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit, sidomos pas arrestimit të drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq më 26 mars. Thërras të dy palët që të distancohen nga veprimet provokatike dhe të përmbahen nga deklaratat nxitëse”, deklaroi Guterres.

Guterres u bëri thirrje të dy palëve të ti japin një shtysë të re dialogut, duke shtuar që pas veprimeve të fundit të të dy vendeve ky dialog ka hyrë në një fazë të re të bllokimit.

“Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian duket se ka hyrë në një bllokadë të re. Apeloj tek të dy palët që ti japin një shtysë të re dialogut në mënyrë që të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani të implementohen”, shtoi Guterres.

Në të njëjtën kohë, Guterres lavdëroi edhe punën e institucioneve të Kosovës në ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi proces ky që ishte mbajtur peng për më shumë se tre vite.

Në ndërkohë, Ambasadorët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të rishikojnë këtë raport për Serbinë dhe Kosovën  gjatë këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat