Publikohen fotografitë e para të trupit të njërit prej policëve të zhdukur në Lepenc

Aktuale

Publikohen fotografitë e para të trupit të njërit prej policëve të zhdukur në Lepenc

Më: 3 maj 2018 Në ora: 16:08
Lepenc

Në ditën e gjashtë të zhdukjes është gjetur trupi i njërit nga policët

Në kërkimin e trupave të zhdukur të dy policëve kanë marrë pjesë shumë persona.

Ai sot kërkimit i është bashkangjitur edhe Ismail Kasumi me ekipin e tij.

Ai në Lepenc është zhytur vetëm pas një kërkese zyrtare të marrë nga institucionet përkatëse, dhe ky ishte një nga kushtet e tij që të zhytej në Lepenc në kërkim të dy policëve të zhdukur.

Përveç zhytësve të këtij ekipi kërkimet janë duke i zhvilluar edhe policia, ekipet nga Prishtina si dhe FSK-ja.

Ndërkohë dje kryeministri Haradinaj gjatë një vizite në vendin ku kishte ndodhur aksidenti i dy policëve, kishte kritikuar zhytësin Kasumi, duke i thënë që të mos iu bënte presion atyre që janë të përfshirë në aksionin e kërkim-shpëtimi

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat