MFSK tregon identitetin e trupit të gjetur në lumin Lepenc

Aktuale

MFSK tregon identitetin e trupit të gjetur në lumin Lepenc

Më: 3 maj 2018 Në ora: 17:06
Lepenc

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) njofton se trupi i pajetë i gjetur sot pasdite në ujërat e lumit Lepenc është i pjesëtarit të Policisë Malsor Dashi.

Përmes një komunikate, MFSK thotë se nga njësitë e kërkim-shpëtimit është gjetur trupi i pajetë i policit Malsor Dashi.

“Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 15 e 45,  në kilometrin e 5-të nga vendi i aksidentit, kanë gjetur  trupin e pa jetë të policit Malsor Dashi”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Sipas MFSK-së, po vazhdojnë kërkimet për trupin e policit tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat