Ismail Kasumi tregon sekretin, kështu arrin t’i gjejë trupat e zhdukur në ujëra

Aktuale

Ismail Kasumi tregon sekretin, kështu arrin t’i gjejë trupat e zhdukur në ujëra

Nga: P.R Më: 4 maj 2018 Në ora: 06:39
Ismail Kasumi

Gjatë ditës së djeshme, në ujërat e lumit Lepenc është gjetur trupi i pajetë i Malsor Dashit, njëri nga policët e zhdukur tash e gjashtë ditë.

Malsor Dashi dhe Armend Trena, pas një aksidenti kishin rënë në lumin Lepenc, dhe që nga ajo ditë për kërkimin e tyre ishin të angazhuar ekipet e shumta të FSK-së, Policisë e shumë vullnetarë të ndryshëm.

Por, gjatë ditës së djeshme, kur u arrit të gjendet trupi i pajetë i Malsor Dashit, në gjetjen e trupit të këtij ishte përfshirë edhe zhytësi i njohur Ismail Kasumi, i cili ishte pjesë e operacionit kërkimor bashkë me dy fëmijët e tij, Besartin dhe Trierën.

Por, Kasumi, i cili njihet si zhytësi i parë profesionist në Kosovë, thuhet se ai ka arritur të nxjerrë mbi 500 trupa të vdekur nga ujërat e vendit tonë.

Ai, kohë më parë në njërën nga intervistat e tij televizive kishte treguar se si arrin ti gjejë trupat e zhdukur në ujëra. Kasumi këtë e kishte quajtur edhe si dhunti që i është dhënë nga Zoti, ndërsa tregon se është intuita ajo që gjithmonë e ka ndihmuar ta kryej misionin e tij çka të tjerët me ditë të tëra s’kanë mundur ta bëjnë.

“Të them shumë herë dhe gjithmonë jam i besuesushëm që po, vet fakti se gjithë ato raste që kanë qenë shumë të rënda kur e kanë lyp me ditë të tana, unë si kom hy meniherë kom ra n’to se e kom pas ni parandjenjë, një intuitë të atillë që m’ka thanë Ismail shko knej, shko knej, shko knej dhe gjithmonë i kom kry me sukses”, kishte deklaruar ndër të tjerash Kasumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat