Haradinaj: Kosova mirënjohëse për kontributin e Ambasadori Ischinger

Aktuale

Haradinaj: Kosova mirënjohëse për kontributin e Ambasadori Ischinger

Më: 4 maj 2018 Në ora: 13:11
Kryeministrit Ramush Haradinaj

Kryeministrit Ramush Haradinaj vlerësoi lart kontributin e drejt dhe parimor të Ambasadorit Gjerman Wolfgang Ischinger në negociatat për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe për këtë ka thënë se do t’i jetë gjithmonë mirënjohës.

“Ambasadorin dhe mikun e Kosovës Ischinger e njoftova për të gjitha proceset zhvillimore në Kosovë, për prioritetet e qeverisë, me fokus në rend dhe ligj, integrimet euroatlantike dhe për zhvillimin ekonomik të vendit, në të njëjtën kohë e falënderova për rolin e tij të pazëvendësueshëm në përkrahjen e Kosovës”.

Haradinaj tha se Kosova ka bërë progres të rëndësishëm në shumë fusha, por është duke u përballur edhe me sfida. Andaj, do të punohet me përkushtim dhe në bashkëpunim me partneritet në tejkalimin e tyre deri në arritjen e objektivave dhe integrimin e plotë të Kosovës në mekanizma ndërkombëtare, si BE, NATO dhe në OKB.

Ischinger falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe vlerësoi progresin e Kosovës, duke thënë se do të jetë përkrahës i proceseve të Kosovës në të ardhmen.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat