Thaçi pranon letrat kredenciale nga Ambasadori i San Marinos

Aktuale

Thaçi pranon letrat kredenciale nga Ambasadori i San Marinos

Më: 4 maj 2018 Në ora: 13:26
Hashim Thaçi pranoi letrat kredenciale nga Ambasadori i San Marinos, Stefano Stolfi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale nga Ambasadori i San Marinos, Stefano Stolfi.

Presidenti Thaçi i ka uruar suksese në detyrën e re ambasadorit Stolfi.

 “Kosova është e përkushtuar të thellojë bashkëpunimin me të gjitha shtetet mike dhe i jemi mirënjohës edhe autoriteteve në San Marino për mbështetjen e vazhdueshme”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, Ambasadori i San Marinos, Stefano Stolfi, theksoi se pret një thellim të bashkëpunimit ndërshtetëror në vitet e ardhshme.

Presidenti Thaçi dhe ambasadori Stolfi diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit, artit dhe kulturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat