Mbetje shtazore gjenden te vendi i kërkimit në Lepenc

Aktuale

Mbetje shtazore gjenden te vendi i kërkimit në Lepenc

Më: 4 maj 2018 Në ora: 21:06
Lepenc

Policia e Kosovës, ka mohuar lajmin se është gjetur trupi tjetër i policit, Armend Trena.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka thënë se nuk është gjetur trupi i policit të dytë.

Organe të brendshme shtazore dyshohet se janë gjetur në Lepenc, në vendin ku sot u kërkua trupi i policit Armend Trena.

“Rreth orës 17:30 jemi njoftuar se janë gjetur disa mbetje- organe të brendshme saktësisht mushkri. Kemi njoftuar mjekësinë ligjore dhe sipas mjekut në vendin e ngjarjes dyshohet se janë mbetje shtazore”, tha Gashi.

Ai tregoi se kërkimet për trupin e policit do të vazhdojnë edhe nesër.

“Nesër konfirmohet edhe zyrtarisht nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në lidhje me këtë rast. Për sonte është duke punuar vetem bageri, kërkimet do të vazhdojnë prapë nesër”, tha Gashi.

Në ndërkohë, sot në fshatin Stagovë të Kaçanikut i është dhënë lamtumira e fundit policit Malsor Dashi, trupi i të cilit u gjet dje në lumin Lepenc pas katër ditësh kërkime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat