Veseli thotë se Thaçi është personaliteti i duhur për ta udhëhequr dialogun me Serbinë

Aktuale

Veseli thotë se Thaçi është personaliteti i duhur për ta udhëhequr dialogun me Serbinë

Më: 4 maj 2018 Në ora: 22:04
Kadri Veseli

Kryeparlamentari, Kadri Veseli ka folur në televizionin publik për dialogun me shtetin serb.

I plotësuar (22:00) – Veseli ka hënë se presidenti Thaçi është personaliteti i duhur për ta udhëhequr dialogun.

“Cili është personaliteti më i sigurt se Thaçi për dialogun me Serbinë. Thaçi që ka aftësi dhe mençuri. A humbëm në Rambuje nga presidenti? A humbën në vitin 2008 nga Thaçi”, tha Veseli.

Ai tutje theksoi se dialogun mund ta udhëheqin edhe tjerët, por duke mos e dëmtuar Kosovën.

“Le ta udhëheq dialogun tjetër parti, por le të mos e dëmton Kosovën. Thaçi si president e ka rolin e vet nuk mund ta mohojë askush”, tha kryetari i Kuvendit.

Veseli tutje deklaroi se shkëmbimi i territoreve e dëmton Kosovën.

“Shkëmbimi i territoreve e dëmton Kosovën. Nuk duhet të hapim shpresa duke i mashtruar qytetarët tonë në Preshevë. Ata nuk duhet të largohen nga aty”, deklaroi Kadri Veseli.

Kryeparlamentari tha se dialogu duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellë, dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat