Fjalët prekëse që shkroi e fejuara e policit të ndjerë Malsor Dashi

Aktuale

Fjalët prekëse që shkroi e fejuara e policit të ndjerë Malsor Dashi

Më: 4 maj 2018 Në ora: 23:04
Varrimi i Policit

Polici i Kosovës, Malsor Dashi sot është varrosur nga qindra njerëz të cilët i dhanë atij lamtumirën e fundit.

Malsor Dashi bashkë me Armend Trenën i cili ende nuk është gjetur, të shtunën e kaluar pësuan aksident duke rënë në lumin Lepenc.

Përveç miqëve e kolegëve të cilët ndanë shumë kujtime me dhimbje për Malsorin, edhe e fejuara e tij sot ka shkruar fjalë prekëse për policin e ndjerë.

E fejuara e tij e ka quajtur engjull të parajsës Malsorin. Ajo thotë se është e vështirë të shkruan për të, pasi kishin shumë ëndrra se bashku me të e që nuk i përfunduan.

“Në zemren time do të jesh gjithmonë i gjallë dhe duke me mbrojtur nga lartë”, ka shkruar ajo.

Me poshtë lexoni shkrimin prekës të saj:

“Dashuria ime e pavdekshme”
Ahh sa e veshtire qenka te shkruash per ty, ike shume heret ne momentet me te mira te jetes
Jam shume krenare me ty, qe pata fatin te jem pjese e jetes tende, ato pak vite qe i kaluam bashke ishin vitet me te lumtura te jetes tone edhe pse shume enderra te ndertuara se bashku i lame ne gjysme, une prape jam shume shume e lumtur qe njoha njeriun me te mrekullueshem qe egziston!
Qenka shume e vertete qe njerezit me te mire Zoti i merr afer vetes e ne te tjeret te sprovohemi nga kjo jete!
Ti tashme je nje engjull i parajses ashtu siç ishe edhe me te vertete
Ne zemren time do jesh gjithmone i gjalle dhe duke me mbrojtur nga larte!
Perhere i pavdekur i dashuri im.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat