Shala tregon cili ishte amerikani që i kërkoi Kosovës të mos hyjë në luftë në vitin 1991

Aktuale

Shala tregon cili ishte amerikani që i kërkoi Kosovës të mos hyjë në luftë në vitin 1991

Më: 4 maj 2018 Në ora: 23:48
Blerim Shala

Blerim Shala thotë se më 1991 ka pasur rrezik real për nisjen e luftës edhe në Kosovë. E gjithë kjo thotë se nuk ndodhi për shkak të bisedimeve intensive mes Kosovës dhe SHBA’së.

“Unë jam i sigurt që sot nuk do të kishim diskutuar fare në Prishtinë sikur Kosova ta kishte filluar luftën në vitin 1991. Për fatin tonë të madh kemi pasur një udhëheqësi shumë të matur në atë kohë me Ibrahim Rugovën si lider të LDK’së. Nuk ka qenë vetëm Rugova mund të them se ka qenë një elitë politike shumë ma e matur shumë ma e pjekur dhe komunikimi jonë me Amerikën ka qenë intensiv’, thotë Shala.

“Mbi të gjitha ka qenë me rëndësi se ne kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me SHBA’të. Më kujtohet kur erdhën 7 senatorët në Kosovë, ka qenë gushti i vitit 1990. Kanë qenë Bob Doll, Alsonse D’Amato dhe senatorë të tjerë dhe D’Amato ishte i afishuar në atë kohë si një senator më pro shqiptarë se gjithë të tjerët”, shpjegon ai.

“D’Amato ishte brutalisht i qartë. Porosia ime dhe e Amerikës është: Nuk bëni të luftoni. Nuk bën të hyni në luftë sepse do të iu shfarosin si popull”, tregon Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat