Gecaj: Në librin e Thaçit thuhen të pavërteta për Rugovën

Aktuale

Gecaj: Në librin e Thaçit thuhen të pavërteta për Rugovën

Më: 5 maj 2018 Në ora: 00:03
Bajram Gecaj

Deputeti i LDK’së, Bajram Gecaj ka kritikuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për fjalët që janë thënë në librin e tij për ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Gecaj në DPT te Fidani ka thënë se fjalët që janë në librin e Thaçit nuk qëndrojnë.

“ Rugova nuk ka qenë i pitë kurrë. Ai ka qenë merakli në verë e alkool, por nuk është dehur. Ato që janë thënë ne librin e Thaçit se Rugova ka pirë shumë dhe ka qenë i dehur nuk qëndrojnë”, ka thënë Gecaj.

Ai ka thënë se Hashim Thaçi nuk do të behët kurrë si Ibrahim Rugova, dhe se vendin e tij nuk do të mund ta zë kurrë.

“ Thaçi nuk do të bëhet kurrë si Rugova. Ai është president por ndryshe ka qenë Rugova dhe vendin e tij nuk do ta zë kurrë Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat