Haradinaj jep detaje të reja për të lënduarit nga aksidenti në Pejë

Aktuale

Haradinaj jep detaje të reja për të lënduarit nga aksidenti në Pejë

Më: 5 maj 2018 Në ora: 18:38
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë detaje të reja rreth gjendjes së të lënduarve në aksidentin e minibusit në Pejë, thotë se janë 32 të lënduar.

“Sapo pranova raportin nga Drejtori i Spitalit Rajonal të Pejës lidhur me aksidentin e trafikut që ka ndodhur sot në rrugën Istog -Pejë, fshati Jabllanicë e vogël, ku të përfshirë në aksident ishin 32 persona”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

“Sipas raportit të pranuar: 10 raste janë ortopedike; 4 raste thyerje; 3 të ekstremiteteve dhe 1 të kllavikulës; Në ORL janë trajtuar 5 raste thyerje e nofullës dhe dhëmbëve përderisa 17 persona kanë marr lëndime sipërfaqësore dhe janë trajtuar me urgjencë në repartin kirurgjik”, ka treguar kryemin istri.

Sipas raportit mjekësor, ai po ashtu ka treguar se në këto momente 21 persona janë liruar me dëshirë dhe në percjellje të familjarëve përderisa në repartin ortopedik janë 11 pacient nga të cilët 4 raste do të vazhdojnë trajtimin mjekësor përderisa për të tjerët ka kërkesë që të lirohen për të vazhduar trajtimin në shtëpi.

Haradinaj ka falënderuar të gjithë stafin mjekësor të Spitalit Rajonal në Pejë për mobilizimin e shpejtë dhe kujdesin dhe profesionalizmin e treguar në hospitalizimin dhe trajtimin e duhur mjekësor për të lënduarit e këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat