Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Aktuale

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Nga: A.ZH Më: 6 maj 2018 Në ora: 12:52
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një mashkull serb, nën dyshimin se ai ka kryer krime lufte kundër popullatës civile.

Rasti sipas Policisë, ka ndodhur dje rreth orës 12:20 në Pikëkalimin kufitar në Jarinje.

“PKK-Jarinje 05.05.2018-12:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale Krime lufte kundër popullatës civile, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një mashkull serb”, thuhet në njoftimin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat