Zëvendësministri i MPJ-së: Fleni të qetë, Kosova nuk do të anëtarësohet në OBI!

Aktuale

Zëvendësministri i MPJ-së: Fleni të qetë, Kosova nuk do të anëtarësohet në OBI!

Nga: H.Orana Më: 6 maj 2018 Në ora: 19:38
Gjergj Dedaj

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj në një postim të tij në Facebook ka shkruar se Kosova do të ecë drejtë BE, NTO, OKB, UNESCO, Interpolit, OSBE, por jo edhe në drejtimin e gabuar të OBI-së.

Ai ka shkruar se përkundër qëllimebe personale, Kosova nuk do të anëtarësohet në këtë organizatë.

Ja postimi i plotë:

Fleni te qete,Kosova nuk do te anetaresohet ne OBI!

Ecim tutje,drejte BE,NATO-s,OKB, UNESCO, Interpolit,OSBE...por jo ne drejtim te gabuar te OBI!

Perkunder deshirave dhe perpjekjeve individuale, per qellime perosnale, Kosova nuk do te anetaresohet ne Organizaten per Bashkepunim Islamik, as tani dhe as ne te ardhmen.

Kushtetuta e Kosoves e precizon laicitetin dhe sekularizmin e Republikes se Kosoves dhe se asnje individ nuk mund ta anetaresoj Kosoven, ne organizatat fetare, pa ndryshimin e Kushtetutes dhe ligjeve ne fuqi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat