Nisin edhe sot kërkimet për policin e zhdukur

Aktuale

Nisin edhe sot kërkimet për policin e zhdukur

Më: 7 maj 2018 Në ora: 09:59
Lepenc

Po vazhdojnë edhe sot kërkimet për pjesëtarin e policisë, Armend Trena i cili rezulton i zhdukur për më shumë se një javë.

Trena bashkë me kolegun e tij, Malësor Dashi u aksidentuan në orët e vona të mbrëmjes së 28 prillit në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, ku vetura e tyre zyrtare përfundoi në lumin Lepenc.

Vazhdimin e kërkimeve sot e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Po kërkimet kanë filluar edhe sot”, ka thënë shkurt Gashi.

Ndryshe të enjten e javës së kaluar ekipet e zhytjes nga Policia e Kosovës bashkë me FSK-në dhe qytetarë të shumtë arritën që të gjenin trupin e pajetë të policit Dashi, i cili edhe u varros një ditë më vonë me ceremoni shtetërore në fshatin Stagovë të Kaçanikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat