Deputetët e pavarur kërkojnë debat për kartonin e gjelbër

Aktuale

Deputetët e pavarur kërkojnë debat për kartonin e gjelbër

Më: 7 maj 2018 Në ora: 11:27
Kuvendi i Kosovës

Grupi i Deputetëve të Pavarur kanë bërë kërkesë në Kuvendin e Kosovës për debat parlamentar në lidhje me kartonin e gjelbër.

Në arsyetimin e kërkesës së grupit të deputetëve të pavarur thuhet se Kosova është i vetmi vend në Evropë dhe i vetmi vend në rajon qytetarët e të cilit nuk gëzojnë te drejtën e Kartonit të Gjelbër.

”Për qytetarët e Kosovës mungesa e Kartonit të Gjelbër shkakton shpenzim të lartë për çdo udhëtim jashtë vendit për në shtetet e Bashkimit Evropian. Qytetarët tonë që jetojnë jashtë vendit ballafaqohen gjithashtu me shpenzime të dyfishta për polica kufitare. Sigurimi i tyre nuk është i vlefshëm për shkak që Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Byrove për Kartonin e Gjelbër në Gjenevë. Sikur kjo çështje të ishte e rregulluar mërgimtarët e Kosovës nuk do të detyroheshin të paguanin asnjë cent shtesë”, thuhet në arsytim.

Megjithatë, sipas arsyetimit, ata kanë paguar deri më tani mbi 200 milionë euro dhe kanë përfituar jashtëzakonisht pak.

Sa për ilustrim, ata kanë përmendur periudhën prej vitit 2000 deri në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat