Thaçi mbanë ligjëratë në Berlin

Aktuale

Thaçi mbanë ligjëratë në Berlin

Më: 7 maj 2018 Në ora: 16:30
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër, një ditë para takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, do të mbajë një ligjëratë në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie Ndërkombëtarë.

Aty presidenti Thaçi do të flet për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ndërsa, bashkë në panel do të jetë edhe ish-ambasadori gjerman, Wolfgang Ischinger.

Në këtë ligjëratë, presidenti Thaçi pritet t’i përgjigjet edhe shumë pyetjeve të diplomateve, përfaqësuesve shtetëror dhe të mediave në Gjermani.

Thaçi të mërkurën do të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Siç ka njoftuar ditë më parë Presidenca, aty do të flitet për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, perspektivën evropiane të Kosovës, si dhe për dialogun me Serbinë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat