Dikur e akuzonte se e kishte rrahur, maltretuar fizikisht e moralisht, por Dedaj befason tash për Thaçin

Aktuale

Dikur e akuzonte se e kishte rrahur, maltretuar fizikisht e moralisht, por Dedaj befason tash për Thaçin

Nga: P.R Më: 7 maj 2018 Në ora: 19:25
Gjergj Dedaj dhe Hashim Thaçi

Ishte viti 2011, kur Gjergj Dedaj, kryetar i Partisë Liberale të Kosovës, kishte tronditur opinionin publik me një deklaratë të tij, ku kishte hedhur akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, në atë kohë kryeministër, tash president.

“Në vitin 1998 Thaçi e ka ndalur delegacionin e shtetit të Kosovës. Unë isha nënkryetar i Kuvendit. Ishim në vizitë në zonat e luftës. Na ka ndalu Hashim Thaçi me njerëzit e tij. Tha, jeni të arrestuar. Arsyeja, thjesht që jeni parti që e përkrahni Ibrahim Rugovën. Ka pas maltretim fizik, psikik, moral…disa anëtarë të delegacionit janë torturu edhe fizikisht. Edhe unë jam maltretu fizikisht. Ai edhe na ka marrë në pyetje, na ka bërë presion. Është një krim, e jo një incident”, ka rrëfyer Dedaj në emisionin Rubikon.

Ai, në atë kohë akuzonte rënd Thaçin për manipulimin e zgjedhjeve në Kosovë.

“Gjergj Dedaj ende s’ka folë. Kur flet Gjergj Dedaj diçka duhet të lëvizë në Kosovë. Ai edhe 100 palë zgjedhje, po të mbahen, do t’i fitojë. Këto janë zgjedhje të manipuluara. Kur të kesh para sa të duash, mekanizma tjerë, edhe Berlusconi i fitoi votat, por humbi, edhe Sanaderi, edhe Gadafi. Aspak nuk më bën përshtypje çka s’i pëlqen Thaçit”, deklaronte Gjergj Dedaj.

Por, tashmë si duket zëvendësministri Dedaj ka ndryshuar mendim për Thaçin. Atë të cilin dikur e akuzonte rënd, tash e lavdron.

“Misioni euroatlantik vazhdon…! Nje fluturim blu,Presidenti tutje per Bruksel dhe Berlin, ku pritet t’a takoje Zonjen Angela Merkel, Kancelare e Gjermanise,ndersa une per nje vizite pune ne Kroaci !”, ka shkruar Dedaj në faqen e tij në facebook, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat