Kryeparlamentari Veseli pret për vizitë një delegacion nga SHBA

Aktuale

Kryeparlamentari Veseli pret për vizitë një delegacion nga SHBA

Më: 8 maj 2018 Në ora: 08:21
Kadri Veseli

Një delegacion i lartë nga nga Iowa, SHBA, i përbërë nga 50 anëtarë dhe i kryesuar nga Zach Nunn, Përfaqësues në Komitet për Marrëdhënieve Ndërkombëtare, nga Iowa State Capital dhe Timothy Orr, Gjeneral i Gardës Kombëtare të Iowas, do të qëndrojë sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Delegacioni do të zhvillojë një takim të përbashkët me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, me Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat