Presidenti udhëton për vizitë zyrtare në Gjermani

Aktuale

Presidenti udhëton për vizitë zyrtare në Gjermani

Më: 8 maj 2018 Në ora: 11:54
Hashim Thaçi dhe Angela Merkel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Gjermani. Vizita e Thaçit në Berlin sipas një komunikate lëshuar nga Presidenca po bëhet me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel.

Gjithnjë sipas komunikatës në kryeqytetin gjerman, Thaçi nesër do të pritet në takim bilateral nga kancelarja gjermane , ku do të bisedohet për tema të ndryshme të interesit të përbashkët.

“Në këtë takim do të bisedohet për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve, për rritjen e shkëmbimit ekonomik dhe bashkëpunimin në fusha të tjera. Presidenti Thaçi do të kërkojë mbështetjen e kancelares Merkel për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, dinamizmin e perspektivës evropiane, si dhe vazhdimin e mbështetjes në fazën e fundit të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Kurse sot në mbrëmje,thuhet në komunikatë  para shumë përfaqësuesve shtetërorë, diplomatikë, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe mediave, presidenti Thaçi pritet të mbajë një ligjëratë në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

“Gjithashtu, ai do të bashkëbisedojë më të pranishmit për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, derisa në panel do të jetë edhe ish-ambasadori gjerman, Ëolfgang Ischinger. Gjatë qëndrimit në Berlin, presidenti Thaçi pritet të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Gjermani, për të shtyrë përpara agjendën bilaterale dhe evropiane të Kosovës”, thuhet nga Presidenca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat