Nis tryeza e PDK-së me krerët e partive politike, mungojnë VV, Lista Serbe, Partia Fjala dhe SLS

Aktuale

Nis tryeza e PDK-së me krerët e partive politike, mungojnë VV, Lista Serbe, Partia Fjala dhe SLS

Më: 8 maj 2018 Në ora: 13:32
Pamje nga tryeza e kaluar

Me ftesë të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot po mbahet tryeza e krerëve të partive politike, që ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po përfaqësohet nga lideri i saj, kryeministri Ramush Haradinaj.

Nga Lidhja Demokratike prezent është kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe shefi i Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti.

Ndërsa Nismën Social-demokrate, po e përfaqëson Fatmir Limaj dhe Alternativën, Ilir Deda.

Grupi i Deputetëve të Pavarur po përfaqësohet nga Dardan Sejdiu.

Lëvizja Vetëvendosje, Lista Serbe, Partia Fjala dhe SLS nuk janë pjesëmarrëse në këtë tryezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat