Çedomir Jovanoviq vjen në Prishtinë

Aktuale

Çedomir Jovanoviq vjen në Prishtinë

Më: 8 maj 2018 Në ora: 20:36
Çedomir Jovanoviq

Lideri i Partisë Liberale të Serbisë Çedomir Jovanoviq të premten do të jetë në Prishtinë, me ftesë të Institutit Demokratik të Kosovës.

Media mëson se Jovanoviq do të debatojë në një tribunë të hapur për politikanë, shoqëri civile, media e akademikë të Kosovës.

Temë bartëse e këtij debati do të jetë “Perspektiva e dialogut Kosovë-Serbi”, nga këndvështrimet e kosovarit dhe serbit.

Çedomir Jovanoviq llogaritet si politikan me pikëpamje liberale.

Ai u bë përfaqësues i parë politik i Beogradit, i cili e pati pranuar realitetin e ri për Kosovën në Serbi.

Sipas tij Kosova është shtet i pavarur derisa nga këndvështrimi i tij, Beogradi e ka humbur përfundimisht kontrollin dhe jurisdiksionin juridik e politik ndaj shtetit të ri evropian qysh në kohën e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në vitin 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat