Thaçi përmend liberalizimin e vizave para takimit me Merkel

Aktuale

Thaçi përmend liberalizimin e vizave para takimit me Merkel

Më: 9 maj 2018 Në ora: 11:02
Presidenti Hashim Thaçi- Kancelarja gjermane Angela Merkel

Presidenti Hashim Thaçi para takimit që sot pritet ta zhvillojë me kanceralen gjermane Angela Merkel në Berlin, ka thënë se hapi i parë drejt realizimit të ëndrrës shekullore të Kosovës, është liberalizimi dhe lëvizja e lirë.

“Dita e Europës më gjen në Berlin ku kam takim bilateral ne Kancelarën Merkel. Porosia ime është e qartë: jemi vend me mbi 90% përkrahje për Bashkimin Europian dhe vlerat europiane”, ka shkruar Presidenti Thaçi.

Thaçi tutje ka thënë se duhet të punojnë me partnerët në Berlin, Bruksel, kryeqytetet evropiane por edhe Uashington, që ëndrra shekullore e popullit të Kosovës të bëhet realitet, duke shtuar se para së gjithash puna e sinqertë do t’i sjell në cak.

Pasditen e sotme Merkel do të pres Presidentin Thaçi, takim në të cilën do të bisedohet për çështje me interes të përbashkët, ndërsa sipas një kumtese nga Presidenca e Kosovës, Thaçi në këtë rast do të kërkojë nga Merkel mbështetje për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat