Ka filluar lëshimi i certifikatave për veteranët

Aktuale

Ka filluar lëshimi i certifikatave për veteranët

Më: 10 maj 2018 Në ora: 10:40
Zyra për çështjet e kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Zyra për çështjet e kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pranë zyrës së kryeministrit njofton se ka filluar shpërndarjen e certifikatave për statusin veteran – pjesëtar.

“Ky proces vijon pas përmbylljes së problemeve teknike, me të cilat ZÇKL është duke punuar që prej shtatorit 2017, dhe në funksion të zbatimit të Ligjit Nr.04/L-261 të datës 23.04.2014 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës neni 9 dhe neni 10 dhe Vendimit të Kryeministrit Nr.729/2018 të datës 23.04.2018”, thuhet në njoftimin nga Zyra e kryeministrit.

Që nga dhjetori 2017 ZÇKL ka filluar me pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për veteranët – invalidë dhe familjet e Dëshmorëve, prej marsit 2018 ka filluar të lëshojë vërtetimet për të refuzuarit, ndërsa tani, me certifikata do të pajisen edhe veteranët – pjesëtar.

Certifikatat do të shpërndahen nga komandantët e njësive, zyrat e shoqatave të dala nga lufta apo direkt nga ZÇKL.

Në javët në vijim, do të përmbyllet edhe pajisja me certifikata e veteranëve – pjesëmarrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat