Detaje të pathëna, si ishte tradhtuar dhe spiunuar Thaçi nga vëllai i tij, Gania

Aktuale

Detaje të pathëna, si ishte tradhtuar dhe spiunuar Thaçi nga vëllai i tij, Gania

Nga: D.RR Më: 10 maj 2018 Në ora: 15:21
Hashim Thaçi dhe Gani Thaçi

Ish eprori i lart i UÇK/TMK G2, Naim Miftari, përmes një statusi në Facebook, ka shkruar që Thaçi me disa shokë të tij po “rrahin” gjoks për një aksion për të cilin sipas Miftarit, është një mit i shpikur nga Thaçi.

Sipas Miftarit, në aksionin që deshi ta ndërmarr Thaçi kundër policisë serbe, i dështoi për shkak se pikërisht vëllai i Thaçit, Gania, e kishte njoftuar UDB-në serbe.

Gjithashtu, ai shkruan se mediat serbe e kishin përkrah Thaçin gjatë luftës duke shkruar se “nuk po ka kufi që ju ndalë".

Postimi i plotë i Miftarit:

President, ju gjithmonë keni rrah gjoks se keni qenë lideri i UÇK-së dhe se keni qenë njeri i "Aksionit" indirekt disa dosta janë përpjek për me ju thur lavdi për trimëritë tuaja të paqena kurrë, tu kanë rreh gjoks se kinse keni marr pjesë bashkë me ta në një aksion kundër policisë serbe 1993-94 në Gllogovc ku janë vrarë dhe plagosur disa polic serb.!

E vërtet se keni tentuar kinse ta merrni një aksion kundër policisë serbe në aksin Komoran-Gllogovc për ta treguar veten para shokëve që kishin filluar të dyshonin në sinqeritetin tuaj sidomos grupi i Adem Jasharit ,por, nuk ju erdhi çuditërisht asnjë polic serb në prit dhe shpëtuan policët serb nga ju!

Por ju u kujdeset dhe i ngritët vetit një mit të rrejshëm siç është e gjithë karriera e juaj e bazuar vetëm në gënjeshtra të rafineruara dhe konspiracione të monitoruara nga shërbimet sekrete armiqësore.
President, pse nuk ua ke shpjeguar shokëve tu të "aksionit" që në atë "aksion" policia serbe ishte e njoftuar saktë nga UDB-ja përmes vëllait tënd, ku e dinin kohën dhe vendin e sulmit ishte aty edhe një luftëtar nga Prellovci nga një familje trimash që më vonë e bëtë mish për topa dhe tentuat ta etiketoni si spiun Serb.

Ishte rasti i Galicës kur vëllai i juaj i hodhi në prit të UDB-së ku u arrestua edhe një luftëtar trim tjetër që jo rastësisht ishte bashkëpunëtor më i afërt i Adem Jasharit e Hamzës, prandaj nuk erdhën policët serb por as nuk ju bën prita (pusi).?
A ju ka treguar Bruda i juaj milioneri ndonjëherë hapur se si kishte bërë ALEANC me 3 shefa të UDB ( njeri i ardhur nga Beogradi tjetri nga Klina dhe njeri UDB-ës nga Lipjani marrëveshja e vëllait tënd ishte që ju në asnjë mënyrë të mos rrezikoheshit dhe UDB-ja qendra nga kryeqyteti serb ishte pro kësaj ideje(besoj se edhe sot është).

A po ju kujtohen rrugëtimet legjendare kur ju rriste namin shtypi serb juve "që kinse nuk po ka kufi që ju ndalë" edhe pse ju rrugëtimet legjendare ju nuk i bëtë kurrë në kufirin Shqipëri-Kosovë?
Por rregullisht relacioni i juaj i rregullt ishte Tiran –Dibër (të vëllezërit Memat, bashkëpunëtor të Arkanit) -Han e Elezit ...një etapë të rrugës jua siguronte edhe killeri F.Gashi shefi i N.Bllaces dhe bashkëpunëtori i Dragan Gjorgjës por tërë rrugën tuaj deri në Drenicë ua garantonte sigurinë UDB-ja dhe KOS.

Jam shumë i sigurt se një dit nga vrasja e komandantëve kryesor të luftës edhe pritat e UDB-së kundër luftëtarëve shqiptar si për shembull prita e 1997 mu në mes Drenicës në Galic, vjedhja e fondeve të luftës dhe mbjellja e vëlla-vrasjeve dhe vrasjet politike por edhe sulmi i aeroplanëve Francez në Koshare kundër UÇK-së, deri me oficerët Francez që i dërguat në shtabin e përgjithshëm në Berishë gjatë vitit 1999. Këto gjëra dhe shumë tjera nuk do jenë sekret edhe shumë kohë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat