Hoti e zbulon: Ja pse po organizohen tryezat politike

Aktuale

Hoti e zbulon: Ja pse po organizohen tryezat politike

Nga: A.ZH Më: 10 maj 2018 Në ora: 21:41
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se tryezat të cilat i ka nis kjo parti kanë të bëjnë për t’i qartësuar se vendi është në krizë politike.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se tryezat po mbahet për të darkorduar datën e zgjedhjeve.

Sipas tij, LDK-ja nuk e pranon legjitimitetin e Qeverisë, e cila ka vota minimale në Kuvendin e Kosovës.

Më poshtë reagimi i tij i plotë:

Nje qartesim per tryezen e partive politike te nisur nga LDK

Tryezat jane per te qartesuar se vendi eshte ne krize politike, per te dakorduar daten e zgjedhjeve dhe per tu pajtuar cfare dhe si duhet te punojne institucionet deri ne zgjedhje ne menyre qe mos te ngecin prapa proceset nacionale.

LDK nuk e pranon legjitimitetin e Qeverise qe nuk ka mbeshtetje te nevojshme minimale ne Kuvendin e Kosoves.

Po te kishte shumice parlamentare te qendrueshme, keto tryeza nuk do te kishin kuptim. Ne do te silleshim si opozite, e fuqishme por konstruktive.

Ne nuk e mbeshtesim qeverine e pakices asnje dite me teper. Cdo dite qe vendi qeveriset nga qeveria e pakices demet jane me te medha per vendin./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat