Mushkolaj-Haradinajt: 2018, viti i Skënderbeut apo Trepçës?

Aktuale

Mushkolaj-Haradinajt: 2018, viti i Skënderbeut apo Trepçës?

Nga: G.B Më: 11 maj 2018 Në ora: 10:48
Imer Mushkolaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se viti 2018 është viti i Trepçës.

“Qeveria e Kosovës vitin 2018 e ka shpallur vit të Trepçës dhe të gjithë duhet të punojmë me përkushtimin më të madh që ky gjigant të ringjallet, të aktivizohen resurset dhe Trepça të kthehet në misionin e saj, zhvillimin e Kosovës”, ka thënë ai gjatë takimit me anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të “Trepça, Sh. A.”

Pas kësaj ka reaguar analisti politik, Imer Mushkolaj, i cili përmes një postim në llogarinë e tij në Facebook, e ka pyetur Haradinajn se a është 2018 viti i Skënderbeut apo Trepçës, përcjell Bota sot.

“Tash, a osht viti i Skënderbeut a i Trepçës? Na kanë pshtjellë krejt”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat