Hoxhaj: Anëtarësimin e Kosovës në OKB, nuk e ka në dorë Vuçiqi por të tjerët

Aktuale

Hoxhaj: Anëtarësimin e Kosovës në OKB, nuk e ka në dorë Vuçiqi por të tjerët

Më: 11 maj 2018 Në ora: 10:56
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj u shpreh se në kohën kur po zhvillohet ky diskutim në Prishtinë, egziton një një plan kohor për fazën e fundit të dialogut se kur duhet të filloj dhe përfundoj.

Këto komente Hoxhaj i bëri gjatë tryezës me temën “Cila është e ardhmja e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”së organizuar nga KDI, ku po merr pjesë edhe Çedomir Jovanoviq, kryetar i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë.

Hoxhaj tutje theksoi se ka parime se si do të duket faza e fundit e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Janë arrit shumë marrëveshje, të cilat për nga numri janë të shumta por për nga shpejtësia e zbatimit janë marrëveshje që janë zbatuar me një shpejtësi të vogël. Mendimi historik dhe hegjemonik serb mbi Kosovën ka qenë problem i vazhdueshëm”, u shpreh Hoxhaj, shkruan Telegrafi.

Zëvendëskryeministri më tej përmendi edhe tri kontekste sipas të cilit janë pjesë e perspektivës evropiane në mes Kosovës- Serbisë.

“Kontkesti i parë është i brendshëm. Ne jemi në kërkim e sipër të konsensusi politik rreth dialogut, nëse ulemi në një tavolinë të gjithë subjektet politike nuk do të thotë që është arritur konsensusi por që jemi në kërkim të tij. Gjatë negociatave në Vjenë kemi menduar se duke integrua komunitetin serb në jetën tonë politike Serbia do të jetë më e gatshme ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, por kjo nuk ka ndodhur.

Konteksti tjetër është ai rajonal, ku rajoni nuk ka qenë asnjëherë më pozitiv se sa është tash në këtë vit. Viti 2013 ka qenë viti kur ka pasur mendim pozitiv për rajonin. Nga janari 2018 ne kemi një kontekst rajonal ku Maqedonia me Athinën duan ta zgjidhin çështjen rreth ermit, Shqipëria të zgjidhë çështjen detare me Greqinë dhe Kosova ta zgjidh çështjen e njohjes së pavarësisë nga Serbia.

Konteksti tjetër është ai global ku në dhjetë vitet e fundit, rajoni është shndërruar në një shah gjeopolitik në mes të Perëndimit dhe Rusisë.

Rusia ka një lexim krejt tjetër sa i takon rajonit, në interes të saj do të ishte që rajoni të mbetet ene në status quo”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka shtuar se pritja e vetme që ka Kosova nga dialogu me Serbinë, është njohja e ndërsjellët.

“Por të mendohet që Serbia të jetë garanci që Kosova të anëtarësohet në OKB siç po flet presidenti Vuçiq, kjo nuk është letër që Vuciqi e ka në dorë, këtë letër e kanë në dorë të tjerët. Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën”, shoti Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat