Të hënën Kryesia shqyrton vazhdimin e seancave të papërfunduara

Aktuale

Të hënën Kryesia shqyrton vazhdimin e seancave të papërfunduara

Më: 11 maj 2018 Në ora: 14:56
Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të hënën do të mbajë mbledhjen e radhës me kryetarët e grupeve parlamentare.

Zyra e Kuvendit për marrëdhënie me publikun ka njoftuar se mbledhja do të mbahet nga ora 11:00.Në rendin e ditës figuron edhe shqyrtimi  për vazhdimin e  seancave plenare me pikat e papërfunduara më 17, 17, 18, 20, 26 prill, 3 maj, si dhe përgatitjet për mbajtjen e seancës së radhës.

Rendi i ditës për mbledhjen e kryesisë së datës 14 maj:

1.  Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.

2. Vazhdimi i seancës plenare me pikat e papërfunduara më 16, 17, 18, 20 dhe 26 prill 2018:

1.  Votimi i Projektligjit nr. 06/L-061 për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar,

2. Votimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e gjashtë (6) anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

3. Votimi i Propozim-Rezolutës nga Debati parlamentar, në lidhje me korrupsionin si kriter për liberalizim të vizave,

4. Votimi i rekomandimeve nga Debati parlamentar, në lidhje me sigurinë e fëmijëve në përdorimin e internetit në Kosovë,

5.  Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën  në sektorin e energjisë,

6. Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me Raportin e Progresit për Republikën e Kosovës,

7. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës,

8. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar “Deputetët e Pavarur”, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017,

9. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës.

3.  Vazhdimi i seancës plenare me pikat e papërfunduara më 3 maj 2018:

1.  Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë për Ekstradim,

2. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, znj. Aida Dërguti,

3. Votimi për Formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës.

4. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:

1.  Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2.    Koha për pyetje parlamentare,

3.    Shqyrtimi i Vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjit nr. 06/L-016 për shoqëritë tregtare,

4.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Amnistinë,

5.    Shqyrtimi i parë i Projektligji për Statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99,

6.    Shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) 2018-2022,

7.    Shqyrtimi i Strategjisë shtetërore të ujërave në Kosovë 2017-2036,

8.    Shqyrtimi i Planit të veprimit për biodiversitetin 2016-2020,

9.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2017,

10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2017,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për ndihmë juridike falas për vitin 2017,

12.Propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

5. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat