Pas Spanjës edhe Serbia konfirmon pjesëmarrjen në Samitin e Sofjes

Aktuale

Pas Spanjës edhe Serbia konfirmon pjesëmarrjen në Samitin e Sofjes

Më: 11 maj 2018 Në ora: 19:32
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq i ka konfirmuar kryeministrit bullgar Bojko Borisov se ai do të marrë pjesë më 17 maj në Samitin në Sofje (Samiti BE-Vendet e Ballkanit Perëndimor).

Siç thuhet në një njoftim të lëshuar nga presidenca serbe, Vuçiq ka thënë se do të “kontribuojë në stabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Kujtojmë, se sot gjatë ditës presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin bullgar, Boyko Borissov, i cili është nikoqir i Samitit të përbashkët historik të BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Sofje.

“Kushti kryesor për anëtarësim në BE, përveç plotësimit të kritereve të Kopenhagës, sigurisht që është mbyllja e çështjeve të hapura ndërmjet të gjitha shteteve në rajonin tonë, të cilat janë të përcaktuara për t’u anëtarësuar në BE”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se për Kosovën dhe Serbinë, mbetet jetike arritja e marrëveshjes obligative ligjore për normalizim dhe pajtim.

Thaçi ka siguruar kryeministrin Borissov, se Kosova është e gatshme që në relacion me Serbinë ta mbyllim kapitullin e konflikteve dhe ta hapim atë të paqes.

Në Sofje pritet të marrë pjesë edhe Spanja që do të përfaqësohet nga kryeministri Manuel Rayoj, i cili fillimisht kishte thënë se nuk do të merr pjesë pasi që Kosova përfaqësohet si shtet.

Edhe disa vende tjera që nuk e kanë njohur ende Kosovë hezituan në fillim, mirëpo dje kanë konfirmuar se do të jenë në Samit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat